75 Mall Live Search
11:50 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoti në takim me Limajn dhe komunitetet, mungojnë VV- PDK

Kryeministri Avdullah Hoti për ka ftuar sot liderët e partive politike për t’u konsultuar për procesin e dialogut me Serbinë.

Mirëpo kësaj ftese nuk i janë përgjigjur partitë opozitë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje, shkruan IndeksOnline.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka qenë i pari që ka shkuar në takimin e ftuar nga kryeministri Avdullah Hoti me liderët e partive politike.

Por, Haradinaj ka dalë nga takimi pa thënë asnjë fjalë për media.

Pas tij në objektin e Qeverisë ka arritur edhe kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj dhe Valdrin Lluka nga AKR-ja, që nuk është pjesë e koalicionit qeverisës.

Ftesës për takimin e ftuar nga kryeministri – që ai e ka quajtur Forumi i Liderëve –  i janë përgjigjur edhe përfaqësuesit e partive të komuniteteve joshumicë si Veton Berisha, Duda Balje dhe Albert Kinoll, të cilët janë ende në takim./IndeksOnline/