Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi bëhen prindër: Zbulojnë emrin e bebushes

Jonida Vokshi dhe partneri i saj, aktori Besnik Krapi, janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e zbuloi vetë Besniku në Instagram, ku shkruan: “Zoti më takoi me një vajzë shumë të bukur sot. Ma ka marrë krejt zemrën.”
Në vijim, Besniku zbuloi se bebushja quhet Emi.
Pak kohë më parë, Jonida tregoi për Revista Who se shtatzënia ishte sa e dëshiruar aq edhe rastësore. Pavarësisht se si ajo dhe Besniku donin një fëmijë, prindërimi nuk ishte në planet e tyre të afërta.
“Ai dëshironte aq shumë të ishte vajzë, sa vetëm për emër goce kishim menduar dhe kur na u konfirmua gjinia ishte lumturia e dytë për të, pas lajmit të parë që do të bëhej baba. Të dy donim shumë të ishte vajzë. Për herë të parë na u tha nga doktoresha në muajin e 4, por ende me frikë që nuk është 100%. Pas atij muaji, sa herë shkonim për kontrolle kemi pyetur te dy: Vazhdon të jetë vajzë?”
Përsa i përket emrit, nëse çiftet e tjerë mezi bien dakord dhe kanë nevojë për ndihmë nga jashtë, për Jonidën dhe bashkëshortin, nuk ishte kështu. Mjaftoi të shihnin një film dhe të merreshin vesh me sy. Emri i Emit u vendos kështu:
“Emri i gocës ka ardhur që në fillim, shumë herët, duke parë një film të dy me Besnikun, ku u përmend dhe emri dhe vetëm jemi parë në sy dhe iku ai muhabet.”
