75 Mall Live Search
20:57 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Veseli tregon pse nuk i shkoi në takim Hotit

Kadri Veseli, duke komentuar mospjesëmarrjen në takimin e thirrur nga kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se nuk i refuzon takimet por mënyra se si Hoti e ka bërë ftesën nuk ka qenë e rregullt, pasi duket që më shumë ka dashur që t’i dështojë ky takim.

Kryetari i PDK-së tha se ftesat duhet të jenë serioze dhe nuk bëhen nëpërmjet studiove televizive por përmes takimeve ku bëhet e ditur se çka do të diskutohet.

Ai në Tv Dukagjin, tha se gabimi më i madh që po bëhet në raport me dialogun me Serbinë, është kjo lufta e brendshme që po bëhet.