75 Mall Live Search
11:18 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

“Drag Race-1” do të zhvillohet pa publik

Federata e Auto Sportit të Kosovës, përmes një postimi në Facebook njofton se gara “Drag Race-1” do të zhvillohet pa publik

FASK-u, po ashtu, thekson se “të gjithë pjesëmarrësit, duke përfshirë garuesit, shoqëruesit, marshallët dhe mediat, duhet t’i përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së – të cilat janë obligative: maska, dorëzat, mbajtja e distancës”.

Sipas FASK-ut, “përgjegjës për monitorimin dhe mbarëvajtjen e garës është Policia e Kosovës, e cila nëse vëren se rekomandimet e lartëcekura nuk po respektohen nga individë të caktuar, pa asnjë përjashtim do të ndëshkohen duke u larguar nga gara”.