75 Mall Live Search
16:11 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Limaj prezanton zv-ministrat e Nismës, thotë se janë kuadro të jashtëzakonshme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar katër zv-ministra të propozuar nga Nisma dhe të cilët janë emëruar nga kryeministri Hoti.

Limaj ka thënë se Zafiri, Valdetja, Enveri dhe Bekimi janë kuadro të jashtëzakonshme dhe secili më i përgatitur së tjetëri të cilët do t’i kryejnë detyrat shtetërore me përgjegjësi dhe me përkushtim të lartë.

Postimi i plotë i Limajt:

Ju uroj punë të mbarë në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, zëvendesministrave të propozuar nga Nisma Socialdemokrate dhe të emëruar nga kryeministrit Hoti:

Valdete Dushica-Bajrami- zv-ministre në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit,

Zafir Berisha- zv-ministër i Punëve të Brendshme

Bekim Brestovci – zv- ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe

Enver Hoti- zv-ministër i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Zafiri, Valdetja, Enveri dhe Bekimi janë kuadro të jashtëzakonshme dhe secili më i përgatitur së tjetëri të cilët do t’i kryejnë detyrat shtetërore me përgjegjësi dhe me përkushtim të lartë.

Iu priftë e mbara!