75 Mall Live Search
17:31 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pamje ekskluzive nga xhirimet e videoklipit të Mozzik dhe Kida

Mozzik dhe Kida kanë filluar xhirimet e bashkëpunimit të tyre të dytë me radhë.

Dyshja e njohur dhe shumë e suksesshëm kohë më parë zbuluan se do të vijnë me një duet të dytë që tashmë është drejt finalizimit.

Edhe pse këngëtarët kanë vazhdua me xhirimin e klipit duke mos dhënë shumë detaje, Indeksonline ka siguruar pamje nga shesh xhirimet.

Në video shihet Mozzik dhe Kida teksa po xhirojnë njërën prej skenave të videoklipit në autostradë, Kida duket atraktive e veshur në të shkurta dhe taka të larta. Ndërsa pranë saj është edhe Mozzik.

Se çfarë kanë përgatitur ata mbetet të shihet, mirëpo këngën tashmë adhuruesit mezi po e presin, dhe padyshim do të kthehet në hit./Indeksonline/