75 Mall Live Search
17:30 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Trump thotë se disa njerëz po bartin maska si shenjë e mospajtimit me të, e jo për Covid19

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump konsideron se disa amerikanë mund të mbajnë maskat në publik për të ‘sinjalizuar mospajtimet’ me të.

Ai bëri sugjerimin përkundër udhëzimeve zyrtare nga ekspertë të shëndetit duke thënë se mbajtja e maskave në public e shoqëruar me testimin e koronavirusit dhe karantinimit të personave të infektuar, është thelbësore për të përmirësuar përhapjen e saj, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Trump, i cili ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të mbajë një maskë për fytyrën në publik, gjithashtu nënkuptoi që njerëzit duke u pajisur me maska ​​në publik, në të vërtetë ndihmojnë në përhapjen e virusit.

“Ata e vendosin gishtin në maskë, dhe i heqin, dhe më pas ata fillojnë të prekin sytë e tyre dhe të prekin hundën dhe gojën e tyre”, tha Trump për Ëall Street Journal.

Presidenti rregullisht flet për udhëzimet zyrtare nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Organizatën Botërore të Shëndetit që njerëzit duhet të mbajnë maska ​​në publik për të ndihmuar në ndalimin e transmetimit të virusit të ajrit.

Trump më parë u kishte thënë këshilltarëve se ai besonte se mbajtja e një maske do të ‘dërgonte mesazhin e gabuar’ mes frikës se ai do të dukej ‘qesharak’.

Refuzimi i tij i përsëritur për të zbatuar masën e rekomanduar ka ngjallur reagime nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë./Indeksonline/