75 Mall Live Search
17:40 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Koordinimi i Kosovës dhe Shqipërisë për turizëm, do tërheqë më tepër turistë të huaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot është takuar me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, kryebashkiakët Ndreu e Leli dhe ambasadorin Minxhozi ku biseduan për turizmin në Kosovë e Shqipëri.

Thaçi thotë se të dyja vendet kanë resurse dhe bukuri natyrore impresionuese në të gjitha stinët e vitit, shkruan Indeksonline.

“Kosova me turizmin dimëror dhe Shqipëria me atë veror, me një koordinim më të mirë ndërshtetëror, mund të bëhen shumë më atraktive dhe të tërheqin më tepër turistë të huaj”, u shpreh ai.