75 Mall Live Search
21:04 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

‘Zhduket’ faqja zyrtare e Ballkanit në Facebook

Faqja zyrtare e Klubit Futbollistik “Ballkani” është ‘zhdukur’ nga rrjeti social “Facebook” vetëm disa minuta pasi që i’u kishte ndryshuar emri.

Me të goditur nga këto sulme kibernetike, drejtuesit e klubit janë vënë pas për ta rikthyer faqen, derisa rastin tashmë e kanë lajmëruar në polici.

Për këtë rast ka folur edhe drejtori sportiv i Ballkanit, i cili ka konfirmuar që policia tanimë ka marrë në dorë rastin dhe është duke e shqyrtuar.

“Jemi informuar menjëherë pasi që na është hakuar faqja zyrtare e klubit. Tashmë e kemi njoftuar Policinë e Kosovës me rastin dhe organet e hetuesisë po merren me të. Shpresojmë që brenda pak kohësh ta kemi sërish në pronësi faqen e klubit”, deklaroi fillimisht Hajrizi.

Megjithëse ende nuk dihet se kush qëndron prapa këtij sulmi kibernetik, sipas drejtorit të këtij klubi, disa persona me qëllime të caktuara po mundohen ta prishin atmosferën brenda ekipit.

“Jo nuk kemi të dyshuar, por njerëz me qëllime të caktuara po mundohen në një far forme të na prishin atmosferën brenda klubit“, përfundoi ai.