Burg 3 vjet për pedofilin 46 vjeçar, që ngacmoi seksualisht 13 vjeçaren në Instagram

Një pedofil është dënuar me tre vjet burg, pasi është kapur duke i dërguar mesazhe aspak të hijshme një vajze 13 vjeç.
46 vjeçari, Nicholas Jackson nga Wakefield- Yorkshire u burgos në Leeds Crown Court.
Arresitimi i tij ndodhi, pasi që nëna e vajzës së mitur i gjeti mesazhet e shkruara nga ai, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Ajo u shqetësua për sigurinë e vajzës së saj në tetor të vitit të kaluar, pasi lexoi mesazhe në faqen e saj në Instagram nga një llogari e quajtur ‘Loose Hill Nick’.
Pas kësaj, nëna e vajzës i dërgoi mesazhe atij, kjo me qëllim për të zbuluar identitetin dhe vendodhjen e tij.

Kështu, ata u takuan në Ëakefield, West Yorkshire. Nga ana e tij, Xheksoni i dërgoi numrin e celularit të tij dhe një mesazh duke i kërkuar asaj që të hiqte bisedën e tyre.
Më vonë, policia gjeti më shumë se 1.000 imazhe të pahijshme të fëmijëve në telefonin e tij. /Indeksonline/