75 Mall Live Search
17:50 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dortmundi edhe zyrtarisht e mbyll sezonin në vendin e dytë

Skuadra e Dortmund ka arritur që të shënoj një fitore mjaft të rëndësishme kundër Leipzingit në kuadër të javës së 33-të në Bundesliga.

Me këtë fitore, Dortmund veç se siguron edhe matematikisht pozitën e dytë në Bundesliga këtë sezon, transmeton Indeksonline.

Ata tashmë kanë 69 pikë, 6 më shumë se Leipzig, ku ka mbetur vetëm edhe një gjiro për t’u zhvilluar.

Leipzig duhet që të shënoj fitore në javën e fundit për të mbyllur sezonin në pozitën e 3-të./Indeksonline/