75 Mall Live Search
17:59 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

Asgjë koronavirusi, çka po ju bën Arsenali tifozëve të saj

Skuadra e Arsenal ka dështuar të shënoj fitore kundër Brighton në javën e 30-të të Premier Ligës.

Londinezët pësuan humbje 2:1  ndaj ekipit që po lufton për mbijetesë, transmeton Indeksonline.

Golat për Brighton i shënoi Dunk në minutën e 75-të dhe Maupay në të 95-tën, kurse për Arsenalin shënoi Pepe në minutën e 68-të.

Me këtë humbje, Arsenali ia zbehë mundësit vetës që të kualifikohet në gara evropiane.

Ata gjenden në pozitën e 9-të me 40 pikë, një më pak se Burnley e Crystal Palacen që janë në pozitat 10 dhe 11./Indeksonline/