75 Mall Live Search
09:58 / E Diele, 21 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vajza e Kobe Bryant feston ditëlindjen e parë, Vanessa i bën dedikim të veçantë

Vajza e basketbollistit legjendar, tashmë të ndjerë Kobe Bryant, Carpi, sot feston ditëlindjen e parë.

Gruaja e Kobe-it, Vanessa ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ti bërë një urim të veçantë të bijës me rastin e ditëlindjes, shkruan Indeksonline.

Ajo nuk ka harruar të kujtojë bashkëshortin e ndjerë, duke publikuar një fotografi së bashku me të dhe me vajzën Carpi, me të cilën e ka uruar vajzën.

“Urime ditëlindja e parë Carpi, Nëna, Babai, Nani, Gigi dhe BB të urojnë. Na mungojnë shumë Gigi dhe Babi”, ka shkruar ajo . /IndeksOnline/