Këngëtarja e talentuar Rita Hyseni, risjellë këngën e vjetër shqipe
				Këngëtarja e talentuar nga Podujeva, Rita Hyseni, së fundmi ka sjellë këngën e vjetër shqipe “Moj e bukura more”, në një version modern me kitarë. 
 
Në interpretimin e saj të kësaj kënge, ajo ka shfaqur talentin e saj në muzikë duke vënë në pah zërin e veçantë, shkruan Indeksonline. 
 
Ajo ka marrë pjesë në festivalin “Festa e Këngës Shqiptare”, duke risjellë këngën 600-vjeçare shqiptare e duke marrë vëmendjen e publikut me zërin e saj. 
 
Kujtojmë që në këtë festival ndër vite por edhe sivjet, kanë marrë pjesë shumë emra të njohur të muzikës shqiptare, por edhe shumë talent, siç është rasti i Rita Hysenit. /IndeksOnline/

