75 Mall Live Search
09:39 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve, në Luginën e Preshevës, dha rezultatin e tij

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin.

Ai theksoi se ata tashmë do të kenë më shumë deputetë, që do të ngrenë zërin për të drejtat e shqiptarëve në atë anë, transmeton Indeksonline.

Sipas presidentit, bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate. Këtë reagim Thaçi e bëri pas zgjedhjeve të djeshme në Serbi, ku sipas rezultateve të para thuhet se Alternativa Demokratike Shqiptare ka siguruar katër vende në Kuvendin e Serbisë.

Postimi i plotë:

Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë. HTH