Theret me thikë një person në lagjen “Dardania”

Në person është sulmuar me thikë mbrëmjen e kaluar në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.
Sipas raportit policor thuhet se një i dyshuar, i panjohur deri tashti ka sulmuar me thikë viktimën të cilit edhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Viktima më pas është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën dhe është liruar për shërim shtëpiak, transmeton Indeksonline.
Rasti po vazhdon të hetohet./Indeksonline/