75 Mall Live Search
13:14 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Hoti dhe Stjernvall flasin për rimëkëmbjen ekonomike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, ku u diskutua mbi gjendjen aktuale në menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë me COVID-19, si edhe masat që po i merr Qeveria me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë në vend, dialogun Kosovë-Serbi, që nënkupton njohjen reciproke midis dy vendeve, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe procese të tjera të rëndësishme për shtetin e Kosovës.

Ndër tjera, kryeministri Hoti tha se Finlanda në vazhdimësi e ka ndihmuar Kosovën në programe të caktuara që kanë pasur rëndësi të veçantë për jetesën e qytetarëve, duke shtuar se marrëdhëniet e Kosovës me Finlandën kanë qenë gjithmonë miqësore.

Sipas komunikatës së Qeverisë, ambasadorja Stjernvall shprehu gatishmërinë e Finlandës për t’i ofruar ndihmë shtetit të Kosovës në ngritjen dhe përgatitjen e kapaciteteve për arritjen e objektivave të saj.