75 Mall Live Search
21:53 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kosnett: Amerika është me qëndrimet e qytetarëve të Kosovës, s’kanë pse të kenë frikë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett në një intervistë me Adriatik Kelmendin s’ka dashur të shpalos dhe të jep shumë detaje në lidhje me agjendën dhe rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai vetëm ka thënë se qëllimi është që të shohim një marrëveshje gjithpërfshirëse për të dyja palët, transmeton Indeksonline.

“Ne e kemi të qartë se fokusi i dialogut mund të jetë ekonomia. Kam frikë se s’mund të ofrojë më shumë detaje mbi agjendën.

Mendoj që shumë njerëz duan të udhëtojnë drejt Uashingtonit, por që tani edhe transporti është i komplikuar, e di që Thaçi dhe Hoti do të jenë të shohim kush do të jetë nga pala serbe.

Ta shohim si do të shkojë ky takim, qëllimi është të shohim një marrëveshje gjithpërfshirëse për të dyja palët, të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Edhe ne po synojmë që Serbia ta njeh pavarësinë e Kosovës”, tha ambasadori amerikan.

Ai përsëriti që SHBA nuk e ndjek shkëmbimin e territoreve dhe qytetarët e Kosovës s’kanë pse të frikësohen.

“Ne e kemi thënë që SHBA nuk e njek idenë shkëmbimin e territoreve. Mendoj që marrëveshja gjithpërfshirëse do të ketë përkrahjen e të dyja vendeve.  Nuk e di nga ka ardhë kjo ide. Nuk është që Administrata e Trump-it e ka mbështetur.

Kompromisi – ta shohim si do të shkojë ky takim dhe çka do të ndodhë më pas.

Amerika është me qëdrimet e qytetarëve të Kosovës dhe ata s’duhet të kenë frikë, e kuptoj është diçka e re, por po ecim drejt se ardhmes.

Kosova duhet të lëviz përpara”, tha ndër të tjera Kosnett./Indeksonline