City e përcjellë me një 5-she Burnleyn

Manchester City ka arritur të triumfojë me rezultat 5:0 në ndeshjen ndaj Burnleyt.
Skuadra e Pep Guardiolës e nisi furishëm ndeshjen dhe arriti qysh herët të sigurojë epërsinë, shkruan IndeksOnline.
Në minutën e 22-të të ndeshjes, talenti Foden arriti të shënoj një gol tejet të bukur pas një goditje nga distanca.
Kjo nuk ishte e tëra pas pjesës së parë, pasi City arriti të shënoj edhe dy herë me anë të Mahrez për të mbyllur 45 minutat e parë me epërsi të trefishtë.
Ndërkohë gjatë pjesës së dytë, djelmoshat e Guardiolës arritën të shënonin edhe dy herë tjera.
Silva në minutën e 51-të dhe Foden në minutën e 63-të shënuan për rezultatin përfundimtar të ndeshjes./IndeksOnline/