75 Mall Live Search
12:02 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Abrashi: Qeveria “Koti”, Gashi: Të përjashtohet nga seanca deputeti i VV-së!

Një debat i nxehtë është zhvilluar midis deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të LDK-së.

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi e ka emërtuar Qeverinë e re si Qeveria “Koti”. E, kjo u ka penguar deputetëve të LDK-së, të cilët kanë kërkuar të ndëshkohet deputeti i partisë së Albin Kurtit, transmeton Indeksonline

Arben Gashi: Ka përdorur gjuhë ofenduese. Kryeministër “Koti”. Me emër dhe mbiemër të pasaktë. Kjo fjalë duhet të tërhiqet, dnryshe duhet të përjashtohet nga seanca.

Artan Abrashi: Unë nuk jam deputet i LDK-së që mem qit prej sallës. Unë jam deputet i VV-së. Kështu që vazhdo çka pate me vazhdu.

Arben Gashi: Zonja Osmani unë propozova mocion procedural. Ai përdori gjuhë fyese. Nëse ai nuk përmbahet, atëherë ka procedura dhe rregulla që e edukojnë.

Vjosa Osmani: Në qoftë se ka shkelje të rregullores, mund ta dërgoni në Komisionin përkatës.