Deputeti i VV-së: Gabim, Hoti s’është “koti”, por mbajtësi i çantës së Thaçit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se kryeministrit aktual, Avdullah Hoti, konsiderohet vetëm asistent i presidentit, Hasim Thaçi.
“Unë nuk pajtohem ndoshta me koleget e Grupit parlamentar që po e quajnë Hotin “koti”. Ai është asistent ekzekutiv i Hashim Thacit, ma zi se koti. Asistent ekzekutiv që ia mban çantën”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, Bajqinovci dha një sërë kritikash edhe ndaj PDK-së.
“E keni arratisjen e ish-kryetarit, Xhabir Zharku, aferën ‘Pronto’. Afera ‘Grandi’… Privatizimin e KEDS-it, kontrata me ‘DARDAFON’-in…”, është shprehur ai. /Indeksonline/