75 Mall Live Search
13:31 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vjosa Osmani: Unë s’përjashtoj deputetët, kishte raste edhe më të rënda!

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka hedhur poshtë propozimin e shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, për përjashtimin nga seanca të Artan Abrashit. Ky i fundit e quajti Avdullah Hotin, “Koti”.

“Unë s’do të përjashtoj deputetët nga kjo seancë, kemi pasur raste të tmerrshme të ngrehjes zhag të deputetëve nga kjo sallë, unë s’do të përjashtoj deputët nga seanca jo s’do të përjashtoj vetëm nëse dikush kryen vepër penale ajo është rast tjetër”, është shprehur ajo.

“Unë e interpretoj personalisht por s’doja që ta bëjë në mënyrë personale, por nga Komisioni përkatës. Fjala koti nga cilido interpretim, liria shprehjes është e drejtë kushtetuese me të drejtë ndërkombëtare. Pra është cilësim i lejuar në përputhje me cilëndo marrëveshje ndërkombëtare”, ka deklaruar ajo. /Indeksonline/