75 Mall Live Search
16:17 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Meghan Markle shtatzënë? Mediat britanike ngrisin dyshimet!

Ish-dukesha e Sussex Meghan Markle, sipas tabloideve britanike është në pritje të fëmijës së dytë.

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar për këtë, por disa zëra pretendojnë se Markle është shtatzënë.

Mediat rozë në Britani i vendosin dyshimet e tyre mbi bazën e faktit se ish-dukesha e Sussex-it kohët e fundit publikon video ku duket vetëm fytyra dhe jo trupi.

Sipas “New Idea” mendohet se Markle po përdor këmisha të gjera për të fshehur ndryshimet e shtatzënisë dhe me sa duket kjo gjë paska ngjallur dyshime.