Zjarrfikësit e Suharekës bëhen me zjarrfikëse të re, vlera e saj kap shifrën e afër 70 mijë eurove

Njësia e Zjarrfikësve në Suharekë ka pranuar një dhuratë sot nga Ambasada Japoneze në Republikën e Kosovës, e që është një kamionet që kap shifrën e 69.500 eurove, transmeton IndeksOnline.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj.
Muharremaj ka shkruar në Facebook, se ky donacion është bërë fal bashkëpunimit dhe performancës së mirë të komunës së Suharekës./IndeksOnline/
Postimi i plotë i tij në Facebook:
69.500 euro është vlera e kamionetës që sot u dhurua nga Ambasada Japoneze në Republikën e Kosovës, për Njësinë e Zjarrëfikësve në Suharekë.
Ky donacion dhurohet fal bashkëpunimit dhe performancës së mirë të Komunës së Suharekës.
Ne jemi falendeues dhe mirënjohjes për kontributin e Ambasadës Japoneze dhe Popullit Japonez.
Bali Muharremaj