Reagon Mustafa: Besoj thellë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas publikimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që u paraqitën tek Dhomat e Specializuara të Kosovës për presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Mustafa tha se beson thellë se lufta e UÇK-së ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtarë si e drejtë dhe e pastër.
Ai shtoi se luftëtarët e UÇK-së, luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Besoj
thellë se lufta e UÇK-së
Ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si
luftë e drejtë dhe pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për ta mbrojtur
popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb. IM