75 Mall Live Search
20:44 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

8 persona të lënduar nga aksidenti në fshatin Peran të Podujevës

Si pasojë e një aksidenti që ndodhi pak më parë në fshatin Peran të Podujevës janë lënduar tetë persona.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Indeksonline se në aksident ishin të përfshira tri automjete.

“Me datë 24.06.2020 rreth orës 19:40 në fshatin Peran është raportuar për një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Në vendngjarje ndodhen njësitë përkatëse të cilat janë duke u marrë me rastin”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.

Duhet përkujtuar që si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar edhe kolona të gjatë, ku vozitësit po shfrytëzojnë rrugë alternative./Indeksonline/