75 Mall Live Search
21:00 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / C E

Martial me “heat-trik” i jep shpresë Manchesterit për Champions

Manchester United ka mposhtur Sheffield United me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së 31-të të Premierligës.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer bëri një lojë shumë të mirë në luftën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Të tre golat në këtë sfidë i shënoi Anthony Martial.

Francezi kompletoi “heat-trik” në minutat e 7′, 44′ dhe 74′ për tri pikë të arta.

Manchester United është në vendin e pestë me 49 pikë dy pikë më pak se Chelsea që ka edhe një lojë më pak. /IndeksOnline/