Liverpooli me një dorë te titulli, festa në shtëpi të Manchester Cityt

Liverpooli është vetëm një ndeshje larg titullit të Premierligës pas 30 vite pritje.
Reds kanë mposhtur Crystal Palacen me rezultat 4-0 në ndeshjen e xhiros së 31-të, shkruan Indeksonline.
Golat për skuadrën e Klopp i shënuan Alexander-Arnold (23′), Mohamed Salah (44′), Fabinho (55′) dhe Sadio Mane (69′).
Pas këtij triumfi, Liverpool është vetëm një ndeshje larg për ta festuar titullin e 19-të në histori dhe të parin e formatit të ri që nga viti 1992.
Në “Ettihad”, fitorja por edhe barazimi ndaj Manchester Cityt e shpallin kampion Liverpoolin. /IndeksOnline/