75 Mall Live Search
10:21 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Besa Shahini: UÇK-ja ishte mishërimi i përpjekjes për liri, çdo përpjekje tjetër duhet dënuar

Të shumta kanë qenë reagimet pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, njoftoi dje se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar pak më parë për këtë çështje në facebook ku shkruan: UÇK-ja ishte ushtri ÇLIRIMTARE dhe mishërimi i përpjekjes për liri. Ajo është themeli i Republikës së Kosovës. Çdo përpjekje për të cënuar këtë vlerë të Kosovës duhet dënuar nga të gjithë.