75 Mall Live Search
15:51 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zemaj: Faleminderit Kroaci

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur në takim Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.
Ai e ka njoftuar ambasadoren Barishiq me mënyrën se si institucionet e Kosovës po përballën me pandeminë Covid-19 dhe për sfidat aktuale në sistemin e shëndetësisë.

Zemaj sqaroi se ministria ka ngritur kapacitetet spitalore dhe njerëzore, me qëllim të përballjes me këtë emergjencë të shëndetit publik.

Zemaj e ka falënderuar shtetin e Kroacisë veçanërisht për faktin se gjatë kryesimit të BE-së ja ka mundësuar Kosovës të ishte pjesë e kontributeve të ndara nga Bashkimi Evropian në përgjigje ndaj COVID-19.

Ambasadorja Barishiq vlerësoi se Kosova ka treguar angazhim të madh në menaxhimin e situatës me COVID-19 dhe theksoi faktin se është shumë me rëndësi që qytetarët e Kosovës t’i zbatojnë masat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.