Mozzik pas Loredanës, i thur vargje “Madonnës”

Mozzik nuk e ka ndërmend të ndalet, pas “Lass Mal”, ai ka lansuar këngën më të re.
Projekti i ri mban titullin “Madonna” dhe erdhi e shoqëruar edhe me videoklip.
Teksti i këngës është shkruar nga vet reperi, me muzikë nga Rzon dhe klipi u realizua nga Enter Media.
Ndërsa, rikujtojmë që me 3 korrik Mozzik pritet të publikoj bashkëpunimi me këngëtaren e mirënjohur, Kida.
Ndërkohë, Mozzik këtë vit do të lansoj edhe një album të ri muzikor ku do të përfshihen këngë në gjuhën shqipe dhe atë gjermane./Indeksonline/