Presidenti Thaçi aterron sot në Tiranë

Presidenti Hashim Thaçi nuk u kthye dje në Kosovë nga Austria, ku iu desh ta ndërpriste udhëtimin për në Shtetet e Bashkuara pasi Prokuroria Speciale publikoi aktakuzën ndaj tij.
Aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë është i mbyllur për shkak të pandemisë. Ndërkaq takimi midis Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë nuk do të zhvillohet.
IndeksOnline mëson se gjatë të premten, presidenti Thaçi do të aterrojë në Tiranë.
Po ashtu mësohet se Thaçi ka planifikuar të aterrojë në Prishtinë sot në orën 12:00, por ka ndërruar destinacion.
Me këtë rast, presidenti siç duket do të kalojë sot pak kohë në kryeqytetin e Shqipërisë.
Edhe kryeministri Avdullah Hoti është tërhequr nga udhëtimi pas aktakuzës që u ngrit kundër presidentit Thaçi. Nga ana tjeter ambasadori Grenell thotë se do të caktohet një datë tjetër për bisedimet Prishtinë-Beograd./IndeksOnline/