“Ich bin ein Berliner”, 57 vjet nga fjalimi i famshëm i Kennedyt

Para 57 vjtësh, presidenti amerikan John F. Kennedy mbajti fjalimin e famshëm “Ich bin ein Berliner” (Jam qytetar i Berlinit), duke shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjermaninë Demokratike Perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë.
Fjalimi i 26 qershorit të vitit 1963 ishte vlerësuar gjerësisht si fjalimi më i njohur i Luftës së Ftohtë dhe fjalimi më i famshëm antikomunist.
Kennedy synonte të nënvizonte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjermaninë Perëndimore 22 muaj pasi Gjermania Lindore e pushtuar nga sovjetikët ngriti Murin e Berlinit për të parandaluar emigrimin masiv në Perëndim.
Presidenti amerikan gjatë fjalës së tij u shpreh edhe në gjermanisht.
“Ka disa që thonë se komunizmi është e ardhmja. Le të vijnë të shohin Berlinin!. Sot në botën e lirë, thënia më krenare është “Jam qytetar i Berlinit (Ich bin ein Berliner)’”, tha ndër të tjera Kennedy.