Liverpool fiton titullin pas 30 vitesh, ky është sekreti i suksesit

Liverpool mbrëmë ka arritur që edhe matematikisht ta siguroj titullin e kampionit të Anglisë.
“The Reds” arritën të fitonin këtë titull pas 30 vitesh, dhe ky padyshim që është një gëzim i madh për stafin dhe lojtarët e skuadrës, transmeton IndeksOnline.
Mbrojtësi i krahut, Andreë Robertson ka treguar sekretin e suksesit të klubit, duke deklaruar se kanë pasur besim gjatë gjithë kohës së mund të arrinin më shumë.
“Kemi fituar Champions League verën e kaluar dhe nuk mund të them se nuk jam i gëzuar për atë rritje, por kemi menduar gjithmonë se mund të bënim më shumë”, ka thënë Robertson.
At the end of the storm, there’s a golden sky…
— Liverpool FC (Premier League Champions ?) (@LFC) June 26, 2020
You’ll Never Walk Alone. pic.twitter.com/W3StY8FSPM
“Kemi treguar se jemi në gjendje të reagojmë pas humbjeve, kjo është ajo që ka ndodhur. Jemi mundur në finalen e Champions-it dhe vitin pasues kemi fituar. Kemi humbur Premier League për një pikë dhe një vit më pas jemi ne që festojmë”, ka thënë Robertson.