Samanta dhe Skerdi bashkohen për një projekt të ri muzikor

Edhe këtë vit vera është e mbushur me bashkëpunime të artistëve shqiptarë.
Për të sjellur një duet së bashku janë bashkuar edhe Samanta Karavello dhe Skerdi.
Të paktën këtë kanë lënë të nënkuptohet përmes disa postimeve në rrjetet sociale që kanë bërë të dy.

Ishte Samanta që ndaj një pjesë nga xhirimet e videoklipit ku shihet seksi në të bardha, teksa shkruan “N.K.N”.
Ndërsa të njëjtin mbishkrim ia la edhe Skerdi fotografisë që e shkëputi gjatë xhirimeve.
Se çfarë kanë përgatitur ata mbetet të shihet, mirëpo me disa këngë të lansuar deri tani dhe shumë të tjera të paralajmëruar, edhe vera 2020 pritet të jetë e “nxehtë”./Indeksonline/