FFK konfirmon lajmin e IndeksOnline: Dënon sekretarin e Llapit për shkak të përleshjes me Zhdrellën dhe Osmanin

IndeksOnline me përfundimin e ndeshjes ndërmjet Llapit dhe Drenicës kishte raportuar se pas përfundimit të kësaj ndeshje në dhomat e zhveshjes sekretar Muhamet Rexhepi ishte përleshur me futbollistët e skuadrës Mentor Zhdrellën dhe Labinot Osmani për trukim të ndeshjes.
Ani pse një gjë e tillë është hedhur poshtë nga vet drejtuesit e klubit si dhe Rexhepi, FFK sot ka konfirmuar një gjë të tillë madje komisioni disiplinor ka dënuar me 300 euro sekretari llapjan për këtë përleshje.
“Muhamet Rexhepi sekretar i KF “LLAPI 1932“ nga Podujeva, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për deklarime dhe akuza të lëshuara në drejtim të lojtarëve Labinot Osmani dhe Mentor Zhdrella lidhur me ndeshjen e javës së XXIV-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – DRENICA , e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare dhe deklaratat plotësuese të lëshuara nga dy lojtarët e akuzuar ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenin 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore : DENOHET në të holla në shumë prej; 300 euro (treqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm . (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet në njoftimin e Komisionit Disiplinor të FFK-së.