75 Mall Live Search
13:04 / E Shtunë, 27 Qershor 2020 / indeksADMonline

Përleshje me thika në Prishtinë, një person lëndohet rëndë

Një përleshje me thika ka ndodhur ndërmjet 7 personave në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Njëri nga të përfshirët në këtë përleshje është therur me thike në trup, teksa është parë i gjakosur.

Pas mbërritjes së policisë, ka filluar edhe njëherë përleshja, teksa kanë detyruar Policinë që të shpërndajnë gazlotësjellës.

Pas këtij incidenti, Policia ka arrestuar shtatë persona.