Dhurata Dora vjen me “Ferrari”, shfaqet seksi dhe atraktive në videoklip

Dhurata Dora njihet për hitet të shumta ndër vite, me një karrierë të gjatë e të suksesshme, prandaj ajo është rikthyer me një këngë të re, e që nuk ka asnjë dyshim që do të jetë hiti i verës 2020.
Këngëtarja e talentuar pas një kohe të gjatë ka sjellur një projekt të ri solo, shkruan Indeksonline.
Kënga e re mban titullin “Ferrari” dhe është publikuar edhe me një videoklip ku artistja seksi si çdo herë paraqitet joshëse me stil dhe në super formë.
Ndërsa kënga ka ritëm, adrenalinë dhe të bën të ngitesh e të vallëzosh, pikërisht ajo që na nevojitet për stinën e “nxehtë” të verës.
Teksti i këngës është shkruar nga vet Dhurata,Tonic dhe Denk, beat nga Djr Beatz, Tonic, Bannzz dhe mix/master nga Avaxus.
Më poshtë kënga me videoklip, e cila padyshim do të pritet mirë nga adhuruesit e shumtë të artistes./Indeksonline/