Vikendi është bërë ditë pune e zakonshme për Zemajn

Ministri i Shëndetësisë në ditë të vikendit ka vizituar mjekët dhe infermierët në Qendrën Klinike Universitare për t’i motivuar e falenderuar për punën e tyre, shkruan IndeksOnline.
Zemaj tha se ata po punojnë çdo orë, çdo ditë për ne, ata nuk pushojnë as gjatë vikendeve.
“Profesionistët e Institutit Kombëtar të Shendetësisë Publike/ IKSHP, mjekët dhe infermierët e Klinikës Infektive në QKUK, dhe mantelbardhët në tërë Kosovën janë heronjt e sotëm. Janë spartanët që po i shkojnë deri në fund betejës kundër Covid-19. Këta sakrifikojnë ditë e natë, për t’iu siguruar kushtet optimale të prekurve nga Covid-19. Këta çdo orë, e çdo ditë punojnë për ne, nuk pushojnë as edhe gjatë ditëve të vikendit. Sot i vizitova për t’i falenderuar dhe për t’i motivuar në punën e tyre të palodhshme. Falë tyre ne aktualisht kemi potencial për t’u përballur me virusin dhe s’duhet krijuar panik. Ne nuk e kemi shkopin magjik e as fuqinë hyjnore që ta largojnë virusin. Por këta japin rekomandimet të bazuar në logjikën e hulumtimeve shkencore ndërkombëtare që ne duhet t’i respektojmë! Ju faleminderit mantelbardhë! Bashkë do të ja dalim! #QeveriaHoti”, tha ai./IndeksOnline/