75 Mall Live Search
10:46 / E Diele, 28 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive/ Gold Ag dhe Ermira në pritje të fëmijës së parë

Ka pak kohë që Arian Agushi i njohur si Gold Ag ka dalë hapur me Ermirën, vajzën me të cilën së fundmi është martuar.

Ai ka publikuar imazhe të tyre të martesës edhe nëpër rrjetet sociale, duke marrë vëmendjen e publikut e të mediave rozë.

Burimet e Indeksonline, mësojnë se çifti në fjalë janë në pritje të fëmijës së parë.

Ata duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe së shpejti do të bëhen edhe prindër për herë të parë. /Indeksonline/