75 Mall Live Search
20:56 / E Diele, 28 Qershor 2020 / C E

Werderi dhe Rashica mësojnë kundërshtarin e barazhit

Është mësuar kundërshtari i Werder Bremenit në ndeshjen e barazhit.

Kundërshtar i ekipit të Rashicës për një vend në Bundesliga 1 do të jetë skuadra e Heidenhemit.

Kjo skuadër është renditur në pozitën e tretë në Bundesliga 2.

Werder Bremeni ndeshjen e parë do e zhvillojë në shtëpi më 2 korrik, kurse ndeshjen e kthimit si mysafirë më 6 korrik.

Në fakt, këto mund të jenë dy ndeshjet e fundit të Milot Rashicës në fanellën e Werder Bremenit, pasi pritet të largohet gjatë këtij afati kalimtar të verës.