Shkon në 49 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë regjistruar 87 raste të reja me coronavirus, ndërsa janë shëruar 31 persona.
Sipas IKSHPK-së deri me tani janë regjistruar 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri total i rasteve pozitive 2677 raste nga 23.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se rritja e numrit të rasteve me coronavirus në Kosovë po rrezikon kapacitetet e Klinikës Infektive.