75 Mall Live Search
23:48 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Një rast i ri me COVID-19 në Istog, momentalisht 13 të infektuar

Janë konfirmuar sot edhe 122 raste të reja me COVID-19, e një rast është nga Istogu.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Mujë Osmanaj, përmes një postimi ka dhënë detaje nga të rejat sa i përket koronavirusi.

Ai ka thënë se momentalisht 13 raste janë aktive.

Ky është postimi i plotë:

Një rast pozitiv në Istog
Edhe 13 tjerë janë momentalsht pozitiv perderisa gjatë këtyre tri ditëve janë shëruar 14 pacientë!
Sot është liruar nga klinika infektive si i shëruar Xh.N.nga Shushica!
APEL
Apeloj te qytetarët që të jenë të kujdesshëm,ta ruajnë veten e tyre,famlijen e të tjerët!
Covid-19 po merr permasa,po merr jetë,Klinika Infektive nuk ka vende më per pacientë tjerë!
Mos dilni pa nevojë,perdorni maska në ambiente të mbyllura ku keni punë,ikjuni grupeve në lokale,mbani distancë kudo që mundeni
Bashkë me diciplinë mund të shpëtojmë jetë