75 Mall Live Search
14:10 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Capital T përfundon albumin e ri, kështu e shpreh lumturinë

Reperi i njohur kosovar, Capital T prej kohësh ka paralajmëruar albumin e ri.

Nesër (1 korrik) lansohet pjesa e parë e albumit, ndërsa pjesën e dytë, reperi ende nuk ka treguar se kur planifikon ta publikojë.

Por, që albumi tashmë është finalizuar dhe Kapo nuk kishte se si ta shprehte lumturinë, përveç një zhytjeje në pishinë në këto ditë të nxehta vere.

Capital T, ka postuar një video  në llogarinë e tij në Instagramm teksa shkruan: Albumi u kry, kshtu qeee” dhe shihet duke u freskuar në një pishinë gjigante.

Rikujtojmë se pak ditë më parë ai ka promovuar këngën e re “DMP” në bashkëpunim me reperin, Ledri Vula./Indeksonline/

View this post on Instagram

Albumi u kry ??‍♂️ kshtu qeeee

A post shared by Capital T (@truekapo) on