20:05 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Ky është formacioni i sezonit në Bundesligë, vetëm katër futbollist të Bayern Munchen

Bundesliga pas përfundimit të sezonit, ka publikuar formacionin më të mirë.

Në formacionit e sezonit që ka përfunduar janë vetëm 4 futbollist të ekipit kampion, Bayern Munchen, transmeton Indeksonline.

Leëandoëski, Muller, Gnabry dhe Kimmich janë pjesë e 11-shes më të mirë.

Kurse ekipi i Dortmund merr pjesë me dy futbollistë, Sanchon dhe Hakimin. Me dy futbollist në këtë formacion përfaqësohet edhe Leipzig, Ëernerin dhe Sabitzer.

Portieri më i mirë është ai i Monchengladbach, Sommer. Kurse në mbrojtje është edhe futbollisti i Freiburg, Gunter.

Po ashtu edhe ekipi i Frankfurt është i përfaqësuar me një futbollist në formacionin e sezonit, me Kosticin./Indeksonline/