Hoti pret që Gjermania do t’i heqë vizat për kosovarët!

Avdullah Hoti, kryeministër i Republikës së Kosovës, ka uruar Gjermaninën për marrjen e Ppresidencës së radhës së BE-së, për 6 muaj, shkruan IndeksOnline.
Hoti ka thënë se pret që që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarë të Kosovës.
“Gjermania po e merr Presidencën e radhës së BE-së, në një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës!
I jemi shumë mirënjohës Qeverisë gjermane për angazhimin e vazhdueshëm për zgjerimin e BE-së, duke afruar vendet e Ballkanit Perëndimor dhe presim që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës!”, tha ai./IndeksOnline/