75 Mall Live Search
12:53 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zëdhënësi i PDK-së: Jemi opozitë – raportimet për përfshirjen e PDK-së në Qeveri janë spekulime

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka mohuar raportimet e ditëve të fundit për mundësinë e përfshirjes së PDK-së në Qeveri.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se përflitjet e ditëve të fundit që po shpërndahen në media janë vetëm spekulime.

Dekkarata e plotë e zëdhënësit të PDK-së, Avni Bytyçi:

Partia Demokratike e Kosovës, është parti opozitare. Deri tani, nuk është diskutuar kjo temë e hyrjes në Qeveri, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë. Çdo gjë që është duke u përfolur deri tani në media, është vetëm në nivel të spekulimeve!