75 Mall Live Search
14:15 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

111 të prekur me COVID-19 në Infektiv, 4 në gjendje kritike

111 të infektuar me COVID-19 janë të shtrirë në Klinikën Infektive, 4 prej të cilëve në gjendje kritike.

QKUK-ja, në një njoftim ka bërë të ditur se të martën, nga Klinika Infektive janë liruar pesë persona, të cilët edhe pse pozitivë më COVID-19, janë në gjendje stabile.

“Në Klinikën Infektive të QKUK-së sot më 01.07.2020, gjenden të hospitalizuar 111 raste të sëmurë me Covid-19. Gjithsej 61 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në Repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste; 2 raste janë në gjendje të rëndë, duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si edhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë”, shkruhet në njoftim./IndeksOnline/