75 Mall Live Search
14:18 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Barcelona, që nga sot mund të transferojë futbollistë të Liverpoolit

Klubi i Barcelonës deri dje nuk ka pasur mundësi të blente futbollistë të Liverpoolit.

Kjo pasi në kohën kur Barcelona e kishte blerë Coutinhon, në kontratën e shitblerjes  të bërë në vitin 2018 thuhej se klubi katalunas nuk kishte të drejtë të blinte ndonjë futbollist të Liverpoolit në dy vjetët e ardhshëm, transmeton Indeksonline.

Tashmë janë bërë dy vjet dhe Barcelona ka mundësi të tentojë të blejë ndonjë futbollist të Liverpoolit.

Në të kaluarën, Barça ka qenë e interesuar për Bobby Firminon dhe Salahun./Indeksonline/