Situatë alarmante nga Covidi-19, por kjo nuk bind qytetarët, ata vazhdojnë të mos e mbajnë distancën

Derisa çdo ditë po shtohen numri i të të prekurve e edhe rastet që po përfundojnë me fatalitet në Kosovë, kjo prapë nuk po mjafton që qytetarët të vetëdijesohen e të respektojnë masat dhe vendimet e institucioneve qendrore e shëndetësore, për t’u mbrojtur nga Covidi-19.
IndeksOnline raporton se edhe sot në Qendrën e Regjistrimit Civil një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nuk po i përfillin udhëzimet e dhëna nga institucionet, duke qëndruar fare pranë njëri- tjetrit.
Ndonëse në hyrje të kësaj qendre janë të vendosura udhëzimet, kjo duket nuk është e mjaftueshme për këta qytetarë.
IndeksOnline ju sjell pamje:


